Aktivitetet 2016
-
Të realizuara
<
>
- SËMUNDJET PARADONTALE NË PACIENTËT ME DIABET MELLITUS – Nëntor 2016
- PANAIRI I PUNËSIMIT – Tetor 2016
- KANCERI I GJIRIT PARANDALOHET – Tetor 2016
- SË BASHKU KUNDËR KANCERIT GJINEKOLOGJIK – Shtator/Tetor 2016
- MEDICAL SUMMER SCHOOL 4 – Shtator 2016
- TRAJNIME MULTIDISIPLINARE MJEKËSORE – Korrik 2016
- DUHANI VRET! – Maj/Qershor 2016
- HIPERTENSIONI– VRASËSI I HESHTUR! – Maj 2016
- KAMPIONATI I FUTBOLLIT & VOLEJBOLLIT, BASKETBOLLIT 5 – Prill 2016
- KONFERENCA KOMBËTARE E SHKENCAVE MJEKËSORE 3 – Prill 2016
- MUAJI I SHËNDETIT ORAL – Mars 2016
- LET`S TALK – Mars/Prill 2016
-
FOTO / Aktivitetet
<
>
PANAIRI I PUNËSIMIT
Tetor 2016
- Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, në bashkëpunim me KSUMT dhe fakultetet përkatëse zhvilluan më 28 Tetor 2016 "Panairin e Punësimit".
- Në këtë aktivitet, ku merrnin pjesë një sërë institucionesh publike dhe private në fushën e mjekësisë, studentët u njohën nga afër me veçoritë e tregut të punës dhe morën një orientim të vlefshëm mbi zbatimin në praktikë dhe mundësitë e punësimit që ofron profesioni i tyre. Zhvillimi i aktiviteteve të tilla shërben për krijimin e një tradite në këtë fushë, në mënyrë që studentët e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, të jenë të mirinformuar mbi tregun e punës, si atë vendas, ashtu edhe atë të huaj.
KANCERI I GJIRIT PARANDALOHET
Tetor 2016
- U organizua nga Org. Brainstorm, në bashkëpunim me Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, KSUMT dhe Spitalin Amerikan. Në këtë fushatë të përvitshme, të zhvilluar gjatë gjithë muajit Tetor, muajit të sensibilizimit kundër Kancerit të Gjirit, u përfshinë rreth 20.000 zonja dhe 250 studentë, duke u shtrirë në 20 qytete të Shqipërisë.
- Puna ka konsistuar në tre seksione:
- Shpërndarjen e fletëpalosjeve informuese mbi sëmundjen e kancerit të gjirit, tek gratë dhe zonjat e takuara në rrugë;
- Dhënien e informacioneve të nevojshme mbi simptomat e sëmundjes, ekzaminimet, diagnostikimi në kohë si dhe mënyrat e trajtimit, nëpërmjet referimeve të ndryshme të mbajtura nga mjekë dhe studentë, të organizuara në salla të mëdha, ku kanë qenë të ftuara një numër i madh zonjash nga shtresa të ndryshme të shoqërisë;
- Një tjetër pjesë e rëndësishme e punës, ka qenë anketimi në terren, ku janë intervistuar zonjat që kemi takuar në rrugë, për informacionin që ato kishin mbi sëmundjen në fjalë.
- Rezultatet e nxjerra nga ky përpunimi statistikor, na japin mundësinë të njohim situatën aktuale të informacionit që ekziston në popullatën femra në Shqipëri. Gjithashtu, nëpërmjet këtyre rezultateve kemi mundësinë që të krahasojmë situatën nga viti në vit, si dhe të shohim vlefshmërinë e fushatave të ndryshme apo çdo lloj përpjekjeje tjetër për ndëgjegjësimin e popullatës, që organizohen në këtë drejtim nga organizma të ndryshëm shtetëror apo civil.
- Në këtë fushatë janë shpërndarë gjithashtu 250 kupona për mamografi falas pranë Spitalit Amerikan.
SË BASHKU KUNDËR KANCERIT GJINEKOLOGJIK
Shtator/Tetor 2016
- U organizua nga Org. Brainstorm, në bashkëpunim me Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, KSUMT dhe Spitalin Amerikan. Në këtë aktivitet të parë të organizuar në kuadër të shtatorit, muajit të sensibilizimit Kundër Kancerit Gjinekologjik, u përfshinë rreth 22.000 zonja dhe 200 studentë, duke u shtrirë në 22 qytete të Shqipërisë. Gjithashtu kjo fushatë është mbështetur edhe nga 5 mjekë onkologë.
- Puna ka konsistuar në tre seksione:
- Shpërndarjen e fletëpalosjeve informuese mbi sëmundjen e kancerit të gjirit, tek gratë dhe zonjat e takuara në rrugë;
- Dhënien e informacioneve të nevojshme mbi sëmundjet në fjalë, ekzaminimet dhe mënyrat e kurimit, nëpërmjet referimeve të ndryshme të mbajtura nga mjekë dhe studentë, të organizuara në salla të mëdha, ku kanë qenë të ftuara një numër i madh zonjash nga shtresa të ndryshme të shoqërisë;
- Një tjetër pjesë e rëndësishme e punës, ka qenë anketimi në terren, ku janë intërvistuar zonjat në rrugë, për informacionin që ato kishin mbi format e ndryshme të kancerit gjinekologjik. Rezultatet e nxjerra nga ky përpunimi statistikor, na japin mundësinë të njohim situatën aktuale të informacionit që ekziston në popullatën femra në Shqipëri. Gjithashtu, nëpërmjët këtyre rezultateve kemi mundësinë që të krahasojmë situatën nga viti në vit, si dhe të shohim vlefshmërinë e fushatave të ndryshme në këtë drejtim apo çdo lloj përpjekjeje tjetër për ndëgjegjësim, nga organizma të ndryshëm shtetëror apo civil.
- Në këtë fushatë janë shpërndarë gjithashtu 220 kupona për konsulta dhe Pap teste falas pranë Spitalit Amerikan.
MEDICAL SUMMER SCHOOL 4
Shtator 2016
- Mbyllet me sukses MEDICAL SUMMER SCHOOL 4, e organizuar më 23-25 Shtator 2016 në Sarajevë, Bosnje-Hercegovinë.
- U organizua nga Org. Brainstorm në bashkëpunim me Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, KSUMT dhe Universiteti Aldent.
- Ky është një aktivitet që organizohet për herë të parë në llojin e tij, tashmë është kthyer në traditë. Kjo është një nismë nga studentët e shkencave mjekësore për të ndërthurur formimin shkencor me atë social e kulturor, me një përfshirje të madhe studentësh dhe profesorësh nga fushat mjekësore, dhe jo vetëm.
- Gjatë Shkollës Verore Mjekësore 4 u mbajtën 10 referime shkencore nga profesorë në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë dhe profesionistë të fushave mjekësore, ku u trajtuan tematika që përfshijnë mjekësinë interne, shkencat mjekësore teknike, farmacinë, mjekësinë dentare dhe shëndetin publik.
- Pjesë e këtij programi ishin aktivitetet argëtuese, vizitat dhe shëtitjet në qytetin e Sarajevës dhe Mostarit, si dhe ndalesat në pika të veçanta turistike përgjatë itinerarit të ndjekur. Gjithashtu, nuk munguan momentet festive dhe argëtuese.
TRAJNIME MULTIDISIPLINARE MJEKËSORE
Korrik 2016
- Mbyllet me sukses TRAJNIME MULTIDISIPLINARE MJEKËSORE, e organizuar më 23-25 Korrik 2016 në Strugë, Ohër, Maqedoni.
- U organizua nga Org. Brainstorm në bashkëpunim me Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, KSUMT dhe Universiteti Aldent.
- Ky është një aktivitet që organizohet për herë të parë në llojin e tij, nismë nga studentë të shkencave mjekësore për të ndërthurur aspektin teorik me atë praktik.
- Gjatë aktivitetit 3 ditor, ku morën pjesë 150 studentë, u realizuan trajnime të ndryshme, ku studentet pjesëmarrës kishin mundësinë të trajnohen mbi shërbime praktike, me tematika që përfshijnë mjekësinë interne, kirurgjinë, shkencat mjekësore teknike, farmacinë, mjekësinë dentare dhe shëndetin publik, nga profesorë dhe mjekë të UMT dhe QSUT.
- Gjishashtu, pjesë e këtij programi ishin edhe aktivitetet argëtuese, vizitat dhe shëtitjet në qytetin e Strugës dhe Ohrit, si dhe ndalesat në pika të veçanta turistike përgjatë itinerarit të ndjekur. Gjithashtu, nuk munguan momentet festive dhe argëtuese.
DUHANI VRET!
Maj/Qershor 2016
- U organizua nga Org. Brainstorm në bashkëpunim me Universitetin e Mjekësisë, Tiranë dhe Këshillin Studentor të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë (KSUMT).
- Ky aktivitet vjen në vijim të fushatave preventive dhe ka për qëllim ndërgjegjësimin e popullatës mbi dëmet që shkakton pirja e duhanit në shëndet, ku fokusi ishte kanceri pulmonar, ku shkaktari kryesor është duhanpirja.
- Në këtë aktivitet u përfshinë rreth 21.000 qytetarë dhe 270 studentë, duke u shtrirë në 19 qytete të Shqipërisë. Gjithashtu kjo fushatë u mbështet edhe nga 5 mjekë onkologë.
- Puna ka konsistuar në tre seksione:
- Shpërndarjen e fletëpalosjeve informuese mbi dëmet dhe pasojat që sjell pirja e duhanit, si dhe informacione mbi kancerin pulmonar;
- Dhënien e informacioneve të nevojshme mbi sëmundjet në fjalë, nëpërmjet leksioneve të hapura të mbajtura nga mjekë dhe studentë, të organizuara në salla të mëdha, ku ka patur një numër të madh pjesëmarrësish, kryesisht të rinj.
- Një tjetër pjesë e rëndësishme e punës, ka qenë anketimi në terren, ku janë intervistuar qytetarët në rrugë lidhur me informacionin që ato kishin mbi dëmet që shkakton duhani dhe pasojat në shëndet. Rezultatet e nxjerra nga ky përpunimi statistikor, na japin mundësinë të njohim situatën aktuale të informacionit që ekziston në Shqipëri. Gjithashtu, nëpërmjet këtyre rezultateve kemi mundësinë që të krahasojmë situatën si ndryshon nga viti në vit, si dhe të shohim vlefshmërinë e fushatave ndërgjegjësuese, që organizohen në vend.
HIPERTENSIONI, VRASËSI I HESHTUR!
Maj 2016
- U organizua nga KSUMT në bashkëpunim me Universitetin e Mjekësisë, Tiranë dhe Organizatën Brainstorm.
- Ky aktivitet vjen në vijim të fushatave preventive dhe ka për qëllim ndërgjegjësimin e popullatës mbi kujdesin që duhet të tregohet në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut dhe simptomat e tij.
- Në këtë aktivitet u përfshinë rreth 19.000 qytetarë dhe 220 studentë, duke u shtrirë në 20 qytete të Shqipërisë.
- Puna ka konsistuar në tre seksione:
- Shpërndarjen e fletëpalosjeve informuese mbi hipertenesionin tek qytetarët në rrugë;
- Dhënien e informacioneve të nevojshme mbi simptomat, ekzaminimet dhe mënyrat e mjekimit, nëpërmjet referimeve të ndryshme të mbajtura nga mjekë dhe studentë, të organizuara në salla të mëdha, ku kanë qenë të ftuara një numër i madh zonjash nga shtresa të ndryshme të shoqërisë;
- Një tjetër pjesë e rëndësishme e punës, ka qenë intervistimi i qytetarëve që kemi takuar nëpër akset rrugore në qytete, mbi informacionin që ato zotëronin mbi këtë sëmundje. Rezultatet e nxjerra nga ky përpunimi statistikor, na japin mundësinë të njohim situatën aktuale të informacionit që ekziston në Shqipëri. Gjithashtu, nëpërmjet këtyre rezultateve kemi mundësinë që të krahasojmë situatën nga viti në vit, si dhe të shohim vlefshmërinë e fushatave të ndryshme që organizohen në këtë drejtim.
KAMPIONATI I FUTBOLLIT & VOLEJBOLLIT, BASKETBOLLIT
Prill 2016
- U organizua nga Organizata Brainstorm në bashkëpunim me Universitetin e Mjekësisë dhe KSUMT.
- Është mjaft e rëndësishme mirëqenia fizike dhe pasja e një jete sa më të shëndetshme, prandaj çdo vit organizohet kampionati i futbollit, volejbollit dhe basketbollit për studentët e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë. Ky aktivitet synon të nxisë studentët të bëjnë sa më shumë me aktivitet fizik dhe të merren me sport.
- Studentët pjesëmarrës vetëorganizohen në ekipe të ndryshme me njeri-tjetrin dhe më pas zhvillohen ndeshjet përkatëse sipas një kalendari të caktuar.
- Fituesit shpërblehen me një çmim simbolik si dhe medaljet e kupat përkatëse.
KONFERENCA KOMBËTARE E SHKENCAVE MJEKËSORE 3
Prill 2016
- Përfundon me suksese punimet KONFERENCA KOMBËTARE E SHKENCAVE MJEKËSORE 3.
- Gjatë tre ditëve konferencës janë referuar 68 punime të ndryshme shkencore, janë rregjistruar 1200 pjesëmarrës dhe është vlerësuar me 18 kredite nga Qendra Kombëtare e Edukimit në Vazhdim.
- KKSHM 3 u organizua në datat 8-10 Prill 2016, nga Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, KSUMT, Organizata Brainstorm, me mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë, Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Tiranë dhe Spitalit Guven, Ankara.
- Qëllimi KKSHM III është të sjellë të rejat më të fundit nga kërkimet shkencore në fushën e mjekësisë dhe ta promovojë atë në vend. Gjithashtu KKSHM III synon të nxisë punën e studentëve në kërkimin shkencor për të rritur formimin e tyre profesional. Në KKSHM marrin pjesë profesorë dhe doktorë të nderuar, profesionistë të fushave mjekësore dhe studentë nga i gjithë vendi. Ky aktivitet kurorëzon çdo vit një punë intensive disa mujore, nga një staf i gjerë profesorësh dhe studentësh të përkushtuar. KKSHM përfshin referime shkencore me tema nga fusha e Mjekësisë, Farmacisë, Shëndetit Publik, Mjekësisë Dentare dhe Shkencave Mjekësore Teknike.
- Programi i saj përbëhet nga:
- Prezantime nga profesorë dhe mjekë të specialiteteve të ndryshme.
- Prezantime nga studentë të udhëhequra nga pedagogë të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë.
- Prezantime individuale në Poster - Për më tepër, vizitoni faqen e konferencës duke klikuar këtu.
MUAJI I SHËNDETIT ORAL
Mars 2016
- Ky aktivitet u organizua nga Organizata Brainstorm në bashkëpunim me Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, KSUMT, Këshillin Studentor të Fakultetit të Mjekësisë Dentare (KSFMD) dhe Universitetin Aldent.
- Ky është një aktivitet mjaft i rëndësishëm që organizohet në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit mbi higjienën orale dhe është konceptuar në një mënyrë tërësisht origjinale duke përfshirë një sërë kategorish.
- Aktiviteti u shtri në 20 qytete dhe 50 shkolla, duke përfshirë 270 studentë të cilët u trajnuan paraprakisht nga profesionistë të fushës.
- Fushata përfshiu kryesisht fëmijët e moshave 7-18 vjeç, por nuk munguan aktivitetet nëpër kopshtet dhe gjimnazet e qyteteve ku u zhvillua.
- Konkretisht u realizuan trajnime me të rinjtë mbi higjenën orale, u mbajtën leksione të hapura për kujdesin ndaj shëndetit oral, u morën anketime mbi informacionin që njerëzit kanë mbi shëndetin e gojës, si dhe u organizuan edhe lojra e argëtime me fëmijët me qëllim edukimin e tyre për një higjienë sa më të mirë orale.
LET`S TALK
Mars/Prill 2016
- Organizohet nga KSUMT në bashkëpunim me Organizatën Brainstorm.
- Let`s Talk, ka në qendër të vëmendjes diskutimin, i cili vjen ne formatin e një bisede miqësore e të drejtpërdrejtë midis gjithë pjesëmarrësve dhe të ftuarëve special të çdo edicioni.
- Personazhet e ftuar, janë persona publik të jetës së gazetarisë, humorit, politikës, artit etj, me të cilët lidhet lirëshmërisht një diskutim pyetje-përgjigjesh, duke mësuar më shumë jo vetëm për jetën e tyre përtej ekranit, por edhe duke mësuar nga mesazhet e eksperiencat e tyre në atë çfare bëjnë. Gjithashtu pjesë e ketij aktiviteti, kanë qenë të ftuar dhe mjaft aktorë, pjesë të disa spektakleve humoristike shqiptare, të cilet me humorin dhe improvizimet e tyre kane sjellë një atmosferë shumë të këndshme dhe të dashur për të gjithë.
- Në këtë edicion, një vend të veçantë ju kushtua zgjedhjeve për drejtuesit e organizmave në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, ku u ftuan kandidatët pjesëmarrës për të shpalosur programet e tyre, ku studentët kishin mundësi të njiheshin më shumë me to, nëpërmjet pyetjeve dhe diskutimeve.
© 2018 KSUMT - Këshilli Studentor i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë